Manastiri i Deçanit, ministri Çeku i dërgon letër organizatës Future for Religious Heritage

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku i ka dërguar sot një letër organizatës Future for Religious Heritage (E ardhmja për trashëgiminë fetare), e cila kishte nominuar Manastirin e Deçanit për listën e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë” të Evropa Nostra.

Në këtë letër, ministri Çeku shtron pyetjet që ka në lidhje me vendimin e tyre për ta nominuar njërin prej monumenteve më të sigurta në Evropë në listën e më të rrezikuarave.

“Organizata juaj ka nominuar Manastirin e Deçanit për programin “Shtatë monumentet më të rrezikuara në Evropë” të Europa Nostra. Pas shqyrtimit nga paneli përkatës, Manastiri i Deçanit, ne besojmë, padrejtësisht është përfshirë në listën finale. Një nga të metat kryesore e këtij vendimi të gabuar është faza e nominimit, përkatësisht përmbajtja, argumentet dhe faktet e tekstit të nominimit”, ka shkruar ndër të tjera Çeku./21Media

Back to top button