City shënoi fitore ndaj Leicesterit

City shënoi fitore ndaj Leicesterit

Man City shënoi fitore në ndeshjen e zhvilluar ndaj Leicester Cityt. Në ndeshjen e zhvilluar në xhiron e 18-të të Premierligës angleze, City shënoi fitore 3-1 në Etihad Stadium. Skuadra e Pep Guardiolës ia ndali hovin Leicester Cityt.

Pozitën e parë në renditjen tabelare e mban Liverpool me 10 pikë më shumë se Leicesteri, derisa City mbetet 11 pikë prapa.

Skuadra e Jurgen Klopp gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.