Manchester City fiton Ligën e Kampionëve

Manchester City është kampion i Evropës pasi që në finale të Ligës së Kampionëve e mposhti skuadrën e Interit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ataturk Olympic” të Stambollit, Manchester City e ka mposhtur Interin me rezultat minimal 1:0.
Heroi i kampionit anglez ishte mesfushori Rodri, i cili vulosi triumfin e Cityt me golin e tij në minutën e 68’ të ndeshjes.
Manchester City e kompleton tani tripletën, pasi që këtë sezon ka fituar trofeun e Premier Ligës, FA Cup dhe tani të Ligës së Kampionëve.
Po ashtu, për Guardiolan ky është trofeu i parë i Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Cityt.