Kupa e Ligës së Anglisë, e njohur ndryshe si “Carabao Cup” ka përfunduar në duart e skuadrës së Manchester Cityt pasi ata mposhtën Tottenhamin në finale me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wembley” ku ishin të pranishëm rreth 8 mijë tifozë dhe fituesi i takimit u përcaktua vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte Aymeric Laporte ai i cili u gjend më së miri brenda zonës duke realizuar me kokë pas një harkimi nga mesfushori Kevin De Bruyne.

Ky është trofeu i parë në këtë sezon për skuadrën e Pep Guardiolas ndërsa ata mbeten skuadra favorite për ta fituar edhe Premierligën ndërsa janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen me skuadrën franceze Paris-Saint-Germain.