Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Newcastles, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.

Goli i parë erdhi që në minutën e 14-të pas një lojë të bukur të vendasve në zonë, ku Raheem Sterling asistoi te Ilkay Gundogan i cili shënoi për 1-0.

Manchester City kishte edhe tri raste shumë të mira, ku dy herë u ndal Kun Aguero dhe një herë Bernardo Silva.

Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e pestë me 26 pikë.