Manchester City ka regjistruar një fitore shumë të mundimshme me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Etihad Stadium”

Pas 19 minutave lojë Kevin De Bruyne e kaloi Cityn në epërsi dhe ky avantazh i vendasve zgjati deri në minutën e 84’ kur Marco Reus barazoi gjithçka.

Kur po mendohej se barazimi do të ishte rezultati final i ndeshjes, në skenë doli Foden i cili ia siguroi fitoren skuadrës së Pep Giuardiolas në minutën e 90 të ndeshjes.