Manchester City mposht Liverpool, “Citizens” kualifikohen në gjysmëfinale

Ndeshja e çerekfinales së Kupës FA përfundoi me një fitore spektakolare të Manchester Cityt ndaj Liverpoolit me rezultat 4-0, duke siguruar vendin e tyre në gjysmëfinale të kupës më të vjetër të Anglisë.
Erling Haaland shënoi një gol nga penalltia në minutën e 39’, një tjetër para fundit të pjesës së parë, kurse Antoine Semenyo shënoi golin e tij në minutën e 50’ për të bërë rezultatin 3-0, derisa Haaland shënoi hat‑trick në minutën e 57’ për rezultatin përfundoimt 4-0.
Ndërkohë Man City kontrolloi ndeshjen duke krijuar presion konstant ndaj mbrojtjes së Liverpoolit, ndërsa Liverpooli nuk arriti të gjente ritmin e duhur për të reaguar.
Kjo fitore jo vetëm që dërgon Manchester Cityn në gjysmëfinale të FA Cup, por gjithashtu i vendos “Citizens” në garë për të fituar trofeun edhe një herë këtë sezon, duke treguar formë të fortë në kupë.
Nga ana tjetër, Liverpooli eliminohet me këtë humbje të thellë, duke i vënë nën presion menaxherin Arne Slot dhe skuadrën në gjithë sezonin aktual.