Manchester City siguroi çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Reali Madridin.

Ndeshja përfundoi me rezultat me rezultat të ngushtë 2-1.

Kësisoj City kalon në çerekfinale pas dy fitoreve ndaj Realit dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2 eliminon 13 herë kampionët e Evropës.

Në çerekfinale anglezët do të përballen me klubin francez Olympique Lyon që shkaktoi befasi të madhe duke eliminuar Juventusin. /21Media