Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00

Manchester City do të përballet me Watford në finalen e FA Cup sot nga ora 18:00, teksa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Kampionët e dyfishtë të Premier League janë favoritë për të fituar këtë trofe dhe të kompletojnë tripletën e titujve, gjithsesi skuadra londineze është aty për të treguar se nuk ka shkuar rastësisht në finale, kjo e vërtetuar edhe nga ecuria pozitive në Premier League.

Po të analizohen shifrat e shpenzuara nga Pep Guardiola për të ndërtuar skuadrën e tij, me atë që ka shpenzuar Watford për të krijuar 11-shen e drejtuar nga Javi Garcia, duket qartë diferenca e thellë.

Për formacionin më të përdorur nga Guardiola, Manchester City ka shpenzuar plot 373.3 milionë paund, duke marrë yje si Aguero, Sterling, Sane apo Bernanrdo Silva. Gjithsesi më të shtrenjtët mbeten Laporte dhe Walker.

Ndërkohë, ndërtimi i Watfordit ka kushtuar 6 herë më pak. Vetëm 59.3 milionë paund kanë kushtuar 11 lojtarët që mund të zbresin në fushë për t’u përballur me skuadrën e sheikëve arabë.