“Djajtë e Kuq” dëshirojnë t’i ofrojnë kontratë të re mesfushorit francez. Manchester United beson se mund ta bind Paul Pogban që të nënshkruajë kontratë të re, raporton “ESPN”.

Fituesi i Kupës së Botës ka kontratë me United deri në vitin 2022, dhe ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni.

Para ca kohësh, francezi e kishte pranuar se ëndrra e tij është të luaj për skuadrën e Real Madrid-it, dhe së fundmi është shprehur i frustruar me gjigantin anglez, duke i shtuar spekulimet rreth largimit nga Premier Liga angleze.