FA Cup rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të raundit të katërt.

Skuadrat si Chelsea, Leicester e Everton do të zhvillojnë ndeshje sot, por përballja kryesore do t’i takojë derbit më të madh anglez mes dy gjigantëve, Manchester United dhe Liverpool.

Javën e kaluar “djajtë e kuq”, ishin mysafirë të kampionëve aktual të Premier Ligës, ku ndeshja përfundoi barazim pa gola.

Liverpool do të shikojë që me doemos të regjistrojë fitore, pasi që do të ishte e para në katër ndeshjet e fundit. Kjo pas një forme jo të mirë që është duke kaluar skuadra e Jurgen Klopp, në krahasim me Manchester United, të cilët janë duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion 2020/21.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e të gjitha ndeshjeve që do të zhvillohen sot në kuadër të FA Cup.

13:00 Chelsea – Luton (Stadiumi Stamford Bridge)

15:30 Brentford – Leicester (Stadiumi Brentford Community)

15:30 Fulham – Burnley (Stadiumi Craven Cottage)

18:00 Manchester United – Liverpool (Stadiumi Old Trafford)

21:00 Everton – Sheffield United (Stadiumi Goodison Park).