Ylli i Juventusit mund të jetë drejt rikthimit në “Old Trafford”.

Gjiganti anglez Manchester United dëshiron me çdo kusht të rikthej Cristiano Ronaldon nga Juventusi, raporton “Calcio Mercato”.

“Djajtë e Kuq” janë duke e konsideruar një marrëveshje shkëmbimi, e cila do ta shihte mesfushorin Paul Pogba të rikthehej tek “Zonja e Vjetër”, vetëm që Ronaldo të zbarkoj në “Old Trafford” këtë verë.

United si duket do të arkëtojnë një shumë të madhe në fund të këtij sezoni, pasi që të kenë arritur objektivin e tyre, respektivisht një vend në Top 4, dhe planifikojnë që ato të ardhura të jenë për rikthimin e Ronaldos.