Manchester United pret në “Old Trafford” gjigantin francez Paris Saint-Germain me fillim nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve në Grupin H.

United janë vetëm një pikë larg kualifikimit drejt fazës së 16 skuadrave më të mira , ku në rast fitoreje kundër parisienëve do ta siguronte biletën drejt kualifikimeve, kurse në anën tjetër, në rast fitoreje të PSG, do të linte çdo gjë të hapur në Grupin H.

“Djajtë e Kuq” pas katër xhirosh gjenden në pozitën e parë me nëntë pikë të tubuara, ku kanë regjistruar tre fitore dhe një humbje, ndërsa PSG pozicionohen në pozitën e dytë me dy fitore dhe dy humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej vetëm gjashtë pikë.

Të dy trajnerët, Solskjaer dhe Tuchel, pritet të hynë në këtë ndeshje me skemat më të forta të përgatitura, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Manchester United (4-3-1-2): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Telles; Fred, Matic, Van de Beek; Fernandes; Rashford, Cavani

Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Florenzi, Diallo, Kimpembe, Bakker; Verratti, Marquinhos, Herrera; Di Maria, Mbappe, Neymar.