Futbollistët e Manchester United kanë shënuar sot fitore në udhëtim kundër Leicester me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros 38 dhe të fundit në Premierë Ligë.

Golin e parë e shënoi Bruno Fernandes në minutën 71 nga penalltia, ndërsa epilogun prej 2:0 e vendosi Lingard në minutën e tetë të kohës shtesë.

Kjo ishte penalltia e 20-të për United në të gjitha garat në këtë sezon.

‘Djajtë e kuq’ përfunduan garat në vendin e dytë me 81 pikë, pozitë kjo e cila siguron pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.