Manchester United ka barazuar Liverpool me pikë dhe ndan kreun e klasifikimit në Premier League, pas fitores së marrë mbrëmjen e sotme kundër Aston Villa me rezultatin e ngushtë 2-1.

Takimi u zhbllokua që në pjesën e parë, kur Anthony Martial me kokë goditi saktë dhe e çoi topin në rrjetë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me epërsinë e United, 1-0, ndërsa në të dytën Traore shënoi në portën e De Gea, por festa e Aston Villa zgjati vetëm tre minuta dhe në fund United mori pikë e plota.