Manchester United e ka mposhtur Evertonin me rezultat 1-3 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në kuadër te kampionatit anglez.

Ishin vendasit ata që kaluan në epërsi në minutën e 19’ të ndeshjes me golin e realizuar nga Bernard, por kundërpërgjigjja e mysafirëve ishte shumë e shpejtë.

Ishte mesfushori fantastik Bruno Fernandez ai i cili realizoi dy gola në minutat 25’ dhe 32’ për ta përmbysur rezultatin. Në fund të pjesës së dytë, gol për mysafirët realizoi edhe blerja e re, Edinson Cavani, pas asistimit të Fernandez.

Pas kësaj fitoreje te madhe, Manchester United renditet në vendin e 13 me dhjetë pikë të mbledhura, kurse Evertoni i ka 13 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë.