Paul Pogba pritet të largohet në fund të këtij edicioni nga skuadra e Manchester Unitedit.

Madje, raportohet se te klubi anglez janë të gatshëm ta shesin Pogban për çmim më të ulët. Për ta lënë të lirë Pogban verën tjetër, Manchesteri po kërkon 60 milionë euro.

Mesfushori francez ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2022. Te klubi anglez nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Pogbas këtë edicion dhe për këtë arsye duan ta shesin.

27-vjeçari këtë edicion ka një gol dhe dy asistime në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Interesim për shërbimet e Pogbas ka kohë që kanë shprehur Juventusi e Real Madridi. /21Media