Manchester United e ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2020/21.

Këtë fanellë “Djajtë e Kuq” do të kenë mundësi ta veshin edhe në Ligën e Kampionëve, pasi që e siguruan kualifikimin me radhitjen në pozitën e tretë në tabelën e Premierligë

Our new @adidasfootball home shirt in ❤️

Available now: https://t.co/k90iAkt4zU#MUFC x #ReadyForSport pic.twitter.com/NtDrTx0Kw6

— Manchester United (@ManUtd) August 4, 2020

“Kjo fanellë e re është prodhuar përmes një teknike inovative të quajtur “ngjyrosje hapësinore” që e jep mundësinë të ngjyrosen fije të caktuara individualisht dhe në gjatësi të ndryshme, për ta bërë fanellën me detaje që mund të shihen vetëm nga ai që e mban veshur”, thuhet në njoftimin e klubit.