Mancini në ekipin e ri dëshiron të sjellë sulmuesin e Romës

Mancini në ekipin e ri dëshiron të sjellë sulmuesin e Romës

Strategu italian i futbollit Roberto Mancini dëshiron të sjellë reprezentuesin boshnjak Edin Dzeko në ekipin rus Zenit.

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester City ka marrë punën në St. Petersburg të martën dhe ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare.

Agjencia e lajmeve Ansa transmeton se Mancini në ekipin e ri dëshiron të sjellë sulmuesin e Romës.

Kapiteni i BeH me Romën ka fituar titullin e golashënuesit më të mirë në Serie A me 29 gola, derisa në Ligën Evropiane ka shënuar tetë gola.

Mancini dhe Dzeko kanë bashkëpunuar në Manchester City.