Trajneri i Zentit një prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Italisë

Trajneri i Zentit një prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Italisë

Kombëtarja e Italisë është ende pa trajner, qysh pas shkarkimit të Gian Piero Venturas, i cili dështoi t’i kualifikonte Azzurrët në Kupën e Botës. Shumë emra janë përmendur si kandidatë për të marrë stolin e Italisë dhe një ndër ta është Roberto Mancini.

Ai aktualisht drejton Zenitin në Rusi, por ka pranuar se për të do të ishte nderë po të përzgjidhej si trajner i Italisë, transmeton KosovaPress.“Të drejtosh kombëtaren e shtetit tënd është një ëndërr e çdo trajneri” , ka thënë Mancio.

“Për mua do të ishte një nder i madh po të bëhesha trajner i Italisë”, ka shtuar ai.