Mandy Moore, aktorja e njohur amerikane është shfaqur me barkun e rrumbullakosur në rrugët e Los Angeles të mërkurën.

36 vjeçarja dukej rehat në rroba të përditshmërisë dhe një pallto ngjyrë krem, ndërsa dilte nga makina e saj për të vizituar një mike në shtëpinë e saj.

Ylli i “This Is Us” barte dhe maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, përcjell rtv21.tv

Në muajin shtator, Moore bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë, një djalë, me bashkëshortin e saj, Taylor Goldsmith.

Çifti kurorëzoi me martesë lidhjen e tyre në vitin 2018./21Media