Mane i joshur nga interesimi i skuadrës spanjolle

Mane i joshur nga interesimi i skuadrës spanjolle

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane është i interesuar që në fund të këtij edicioni të kalojë në radhët e Real Madrid-it.

Mane tashmë e ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, ndërsa janë vetëm dy fitore larg që të fitojnë edhe Ligën Premier.

Me këto dy triumfe të njëpasnjëshme, senegalezi do të ishte i hapur që të kalonte në Santiago Bernabeu në këtë verë, raporton France Football.

Por, gjashtë herë kampioni evropiane nuk do të heq dorë edhe aq lehtë nga lojtari, duke kërkuar rreth 150 milionë euro për kartonin e tij.