Sulmuesi i Liverpool-it, Sdio Mane i ka sugjeruar skuadrës së tij, që gjatë kësaj vere ta transferojë bashkëkombësin e tij, Ismaila Sarr.

Sarr që luan në pozitën e sulmuesit të krahut aktualisht është lojtar i skuadrës së Watford.

Liverpool është gati për ta transferuar lojtarin, por për ta bërë një gjë të tillë duhen 50 milionë euro.

22-vjeçari iu bashkua Watfordit në verën e vitit të kaluar dhe në 28 ndeshje në elitën e futbollit anglez ka shënuar pesë gola.