Mantelbardhët protestojnë më 17 maj

Ky vendim është marrë pasi që është analizuar situata e tanishme e punëtorëve shëndetësor

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar ka marrë vendim që me datë 17 maj 2017, duke filluar nga ora 11:00 të mbajë protestë publike të punëtorëve shëndetësor para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimit të FSSHK-së, ky vendim është marrë pasi që është analizuar situata e tanishme dhe ajo pas grevës së përgjithshme të punëtorëve shëndetësor të datës 27 maj.

“Qëllimet e kësaj proteste konsistojnë me ato të grevës së datës 27 maj, si dhe protestës paralajmëruese të datës 29 marsit, e që janë hedhja në tërësi e Ligjit mbi pagat meqë i njëjti është diskriminues për punëtorët shëndetësor dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të punëtorëve në draftimin e tij, ngritja e pagave prej 15% në bazë të nevojës dhe kërkesës së të punësuarve në shëndetësi, përmirësimi i kushteve të punës, furnizimi me barna dhe material shpenzues. Kjo formë e shprehjes së pakënaqësive dhe kërkesave tona është zgjedhur me qëllimin e vetëm që presioni mos të bie mbi qytetarët por mbi Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Kurse, në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës për rritjen e pagave, kjo federatë ka uruar që të përmbushet ky premtim, por duke u nisur nga fakti se protesta e tyre nuk e ka fokus të vetëm rritjen e pagave, ata kanë vendosur që kërkesat e tyre t’i mbështesin deri në realizimin e tyre.

Back to top button