FIFA sot ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Ceremonia filloj duke i nderuar legjendat e futbollit, Diego Armando Maradona dhe Paolo Rossi.

Në këtë ceremoni portieri gjerman i Bayern Munich, Manuel Neuer është shpallur portieri më i mirë në botë për vitin 2020, nga FIFA.

34 vjeçari pati sezon fantastike me Bayernin, ku fitoi tripletën e dytë në karrierë duke qenë njëri nga lojtarët kryesor të ekipit.

Neuer mposhti konkurrencën nga Jan Oblak dhe portieri brazilian i Liverpoolit, Alisson Becker.