MAPL reagon për logot e komunave veriore me flamuj e simbole serbe në eKosova

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një postimi kanë thënë se gjatë implementimit të platformës E-Komunat, e zhvilluar në vitin 2023, të gjitha komunat e vendit kanë qenë të dizajnuara dhe të paraqitura me simbolet dhe logot e tyre zyrtare, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sipas MAPL, këto katër të fundit, kanë ndryshuar dhe miratuar logot e reja zyrtare gjatë vitit 2025. Kësisoj, vijohet më tej në postimin e  MAPL, kjo ministri në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), është aktualisht në proces të përditësimit të këtyre logove në platformën E-Komunat.

Dje është raportuar se logot e komunave të veriut të vendit përmbajnë simbole nacionaliste serbe.

Back to top button