Maqedonci thotë se “Javelin” do të arrijnë në Kosovë në kohën e duhur

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është zotuar se raketat antitank “Javelin” do të arrijnë në kosovë në kohën e duhur.

Maqedonci ka njoftuar se deri në fund të vitit pritet të kryhet edhe pagesat e këstit të dytë.

“Sa i përket raketave “Javelin”, Ministria është duke vazhduar me procedurat për prokurimit. Në mars të këtij viti kemi ekzekutuar këstin e parë, ndërsa deri në fund të vitit do të ekzekutojmë edhe këstin e dytë. Jemi në rrugën e duhur ta kemi këtë sistem në kohën e duhur”, ka thënë ai.

Departamenti amerikan i Shtetit në janar të këtij vitit pranoi shitjen për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë.

Back to top button