Çulev: Deri më tani ne si Ministri kemi regjistruar 16 pjesëtarë me Covid-19

Çulev: Deri më tani ne si Ministri kemi regjistruar 16 pjesëtarë me Covid-19

16 polic janë të prekur me virusin korona tregoi në “ClickPlus” Ministri i Brendshëm teknik në Maqedoninë e Veriut Naqe Çulev. Një zyrtar policor tashmë ka ndërruar jetë. Ministri tha se policët janë të informuar se si duhet të mbrohen varësisht detyrës që e kryejnë, raporton TV21.

“Deri më tani ne si Ministri e Brendshme kemi regjistruar 16 pjesëtarë me virusin korona. Kemi bërë udhëzime të brendshme por edhe pamflete që i përdorin zyrtarët policorë dhe aty është saktë e definuar se varësisht vendit të punës dhe detyrave që u jepen se çfarë lloj pajisjesh duhet të mbajnë” tha Çulev./21Media