805 persona kanë bërë shkelje duke mos respektuar masën për mbrojtje personale në këto 24 orët e fundit, njofton Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Mes datave 20 dhe 21 qershor në gjithë territorin e vendit 213 personave u janë dhënë vendime për izolim ndërsa 299 persona kanë firmosur deklaratë për vetizolim.

MPB po ashtu informon se gjatë 24 orëve të fundit 4 persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe 4 të tjerë nuk e kanë respektuar masën e vetizolimit, gjë që është vërtetuar gjatë kontrolleve policore në shtëpitë e personave./21Media