Regjistrohen 44 raste të reja, numri i të infektuarve arrin në 329

Regjistrohen 44 raste të reja, numri i të infektuarve arrin në 329

Në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të COVID-19 kanë ndërruar jetë dy burra, njëri nga Kumanova 45 vjeçar e tjetri nga Dibra 78 vjeçar, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët efundit në në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 44 raste të reja me virusin COVID-19, përcjell TV21.

Me këtë numri total i të infektuarve arrin në 329 të infektuar. Rastet e reja të të infektuarve sipas qyteteve janë: 23 nga Kumanova, 11 nga Shkupi, 4 nga Tetova, 3 nga Manastiri, 2 nga Struga dhe 1 nga Prilepi./21Media