Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, pas testimit të bërë për Covid-19 ka rezultuar pozitiv me virusin korona.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

“Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me Covid-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv”, shkroi Ademi.

Kujtojmë se edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje rezultoi pozitiv me Covid-19./21Media