Zgjedhjet parlamentare 2020

Zgjedhjet parlamentare 2020

Sonte në mesnatë përfundon afati që partitë të dorëzojnë listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 12 prill. Shumica e partive tashmë kanë bërë publike listat e tyre.

Siç dihet LSDM-ja do të këtë lista të përbashkëta me Lëvizjen Besa dhe 20 parti të tjera më të vogla.

Edhe partia opozitare VMRO-DPMNE po ashtu i ka publikuar listat për deputetë, brenda të cilëve do të ketë kandidatë edhe nga 20 parti të tjera të koalicionit tradicional.

BDI me 120 kandidatët e saj në 6 njësi zgjedhore do të dalë e vetme në zgjedhje, pa ndonjë koalicion.

Njëjtë edhe PDSH-ja e cila për sonte në orën 18 ka paralajmëruar shpalljen e kandidatëve për deputetë.

Nga ana tjetër, koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ende nuk ka shpallur kandidatët e saj. Nga burime jozyrtare TV21 mëson se ekzistojnë disa mosmarrëveshje brenda partive që kanë bërë që të mos i publikojnë listat.

Nga kjo parti i thanë TV21 se deri në orën 22 nuk do t’i kumtojnë emrat. Nga ajo që deri më tani është e sigurt, kreu i ASH-së Ziadin Sela do të garojë në njësinë 6./TV21