Ashpërsohen masat!

Ashpërsohen masat!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjellë vendim për zgjatje të orës policore për këtë javë. Ajo do të fillojë të premten në orën 16 ndërsa do të përfundojë të martën në orën 5 të mëngjesit, raporton TV21.

Fundjavën që lam pas, Maqedonia përjetoi orën policore më të gjatë deri më tani, 61 orë në izolim, duke filluar nga ora 16 e ditës së premte e deri në orën 5 të ditës së hënë. E tash këtë fundjavë që po vjen do të kemi edhe 24 plus në orë policore, pra 85 orë në izolim në gjithë Republikën./21Media