Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut propozon zgjatjen e orës policore për Festë e Bajrami, gjegjësisht nga e shtuna në ora 19 deri të martën në ora 5.

“Mëngjesin e sotëm kishim mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe u propozua nga ana e Komisionit deri tek Shtabi dhe pastaj deri  tek Qeveria që gjatë vikendit të ketë kufizim të tërësishëm të lëvizjes, pra orë policore nga e shtuna ora 19 deri të martën në ora 5 të mëngjesit” Venko Filipce, tha ministër i Shëndetësisë.

Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektiv pritet të miratohet në ditët në vijim, ndonëse deri tani nuk ka ndodhur që Qeveria të mos pajtohet me ndonjë propozim të komisionit.

Por si e shohin qytetarët kufizimin e lëvizjes për festën e Bajramit?

Qytetar: “Keq është shumë keq. Nuk ka nevojë më, mendimi im është se ka kaluar rreziku.”

Qytetar: “Mendoj se nuk është keq. Duhet të përmbahemi sepse është për të mirën tonë, për shëndetin tonë”.

Qytetar: “Kjo nuk është e mirë. Gjendja kinse është duke u përmirësuar e duke u bërë ma mirë, ndërsa tani izolim. Kjo nuk është mirë, pastaj nëse izolohemi për Bajram do të izolohemi krejt deri në fund.”

Qytetar: “Kjo nuk është aspak mirë kjo që bëjnë, por nëse e kanë vendosur një gjë të  tillë nuk kemi cka bëjmë duhet ta veprojmë si thonë ata”.

Qytetar: “Nuk e di, ndoshta ekspertet e kanë vlerësuar se është mirë dhe nëse është ashtu mirë është puna, nëse jo atëherë përse na mundojnë. Ndoshta ata mendojnë se mirë bëjnë nga ana tjetër nuk e di.”

Festa e Bajrami është ditën e diel, dhe siç është tradita, besimtarët mysliman vizitojnë familjarët e tyre, por kësaj radhe një gjë e tillë si duket nuk do të jetë e mundur. Për parandalimin e infektimit të qytetarëve me virusin korona, Komisioni për Sëmundje Infektive kishte propozuar orë policore të zgjatur edhe për festën e pashkëve dhe atë të 1 majit./21Media