Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë 24 orëve (11/12.07.2020) janë regjistruar 251 shkelje për mos mbajtjen e maskës për mbrojtje nga Covid-19.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga virusi korona./21Media