Maqedonia e Veriut është lider në rajon për nga konsumimi i cigareve. Në botë jemi mes 10 vendeve me përqindje më të lartë të qytetarëve që pinë duhan. Në këtë vend janë çmimet më të ulëta të cigareve, në krahasim me vendet e rajonit dhe Evropën, kurse edhe tatimi është më i vogël, gjë që kontribuon që cigaret të jenë të qasshme për të gjithë. Në hulumtimin e fundit të “Analitika” jemi në grupin e “vendeve me përqindje të lartë të duhanpirësve”. Çfarë ndikon mbi gjendjen e tillë? A bëhet fjalë për politikën apo për ndërgjegjen e qytetarëve? Nga “Analitika” pa informacion preciz.

“Edhe çmimet duhet… Domethënë edhe politika duhet të ndryshojë, por rol të madh luan edhe vetëdija e qytetarëve. Këtu është edhe politike, por edhe vetë duhanpirësit, bile edhe ata që nuk pinë duhan solidarizohen dhe janë kundër rritjes së çmimit”, u shpreh Tamara Mioviq-Spasova nga “Analitika” .

Zgjidhja duhet të kërkohet në rritjen e çmimit të cigareve, përkatësisht në rritjen e akcizës, theksojnë nga Analitika. Përndryshe çmimi mesatar i një kuti cigaresh në vend është 1,7 euro. Në rajon çmimi është rreth 2 euro ndërsa në nivel të Evropës, 4,9 euro. Kjo, thonë nga Analitika, e konfirmon faktin se jemi shtet me çmime më të ulëta të cigareve në rajon. Një duhanpirës mesatarisht në vendin tonë shpenzon 27 euro në muaj për cigare, që është vetëm 6% nga rroga mesatare. Ekspertët me analizë të situatës aktuale me blerjen e duhanit.

“RMV-ja ka subvencion më të madh për duhan krahasuar me të gjitha vendet e Evropës. Duhanxhinjtë vitin e ardhshëm do të pësojnë goditje ekonomike. Hapja e tregut global do të imponojë që të ulen subvencionet dhe do të kërkojë kultura alternative. Shpenzimet dhe puna e duhanxhinjve tanë janë më të mëdha se çmimi që u ofrohet”, tha profesori Borçe Trenoski.

Drejtoria doganore në mënyrë të shkëlqyeshme ballafaqohet me tregtinë ilegale të cigareve, tregojnë analizat e reja. Sipas kësaj analize, shqetëson duhani që mbështjellët,  shitja e të cilit thuajse në 90% të rasteve zhvillohet në mënyrë ilegale./TV21