Ka dëgjuar në media se Maqedonia e Veriut ka hapur kufijtë.  Ky qytetar është nisur nga Bosnje e Hercegovina dhe nëpërmjet Serbisë donte të hynte në vend në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Por, për shkak se nuk kishte test dhe donte të qëndronte në Maqedoni, ai nuk u lejua të hyjë.

Kufirin donin ta kalonin edhe shtetasit e Maqedonisë, por donin të ktheheshin pas menjëherë. Prandaj edhe ata nuk u lejuan të kalojnë.

Shumica e veturave që hynin në vend ishin me targa të shteteve të huaja dhe që Maqedonia e Veriut u shërbente si vend transit.

Në vend hynin edhe futbollistët. Serxhan Drashkoviq meqë fillonte trajnimet me ekipin e “Sileksit”, kishte bërë test PCR dhe meqë ishte negativ, kaloi kufirin pa problem.

Se a do të ndryshojë ky vendim i Bashkimit Evropian, do të shqyrtohet nesër, pasi vala e re e virusit Kovid-19 ka prekur edhe këto vende.

Me hapjen e kufijve rikthehet edhe transporti ndërkombëtar. Udhëtarët do të duhet të mbajnë maska dhe të qëndrojnë në distancë në stacione të autobusëve dhe gjatë rrugëtimit. Linjat nuk do të ndryshohen, por do të përgjysmohet numri i udhëtarëve.

Më 1 korrik hapen edhe kufijtë ajror. Megjithatë ende nuk ka një protokoll. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski tha se gjatë këtyre ditëve do të përpilohet protokolli dhe i njëjti do t’u dorëzohet në kohë reale Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe “Shën Apostulll  Pavlle” të Ohrit./TV21