Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Blerim Ramadanin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani”, ka njoftuar MPJD.

Më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, u ndalua nga autoritetet në bazë të një fletëarresti të lëshuar rishtazi nga INTERPOL, në emër të Serbisë./21Media

 

Back to top button