Izolim total

Izolim total

Duke filluar prej sot, në ora 16:00 dhe deri të hënën në ora 05:00, tërë territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në izolim total, raporton TV21.

Kjo është masa më e re që hynë në fuqi, e që ka për qëllim të parandalojë shpërndarjen e koronavirusit.

Gjatë kësaj jave është rritur izolimi apo ora policore edhe ditëve të punës, gjegjësisht prej të mërkurës ora policore ka filluar prej orës 16:00 deri në ora 05:00./21Media