Ministria e Shëndetësisë informon se këtë mëngjes, Komisioni për Sëmundjet Infektive ka sjell propozim-vendim për hapjen e kufijve me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë pa test PCR.

“Sipas analizës, për momentin nuk ka asnjë indikacion, dmth nuk ka një numër të lartë të rasteve të importuara në vend me Covid-19 nga këto vende. Prandaj, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve.”

Në Bashkimin Evropian të gjithë kufijtë e lëvizjes janë pa test PCR.

Propozimi do t’i paraqitet Qeverisë, e cila e ka fjalën përfundimatare./TV21