Legjenda e futbollit argjentinas ka reaguar ashpër ndaj mbrojtësit të Juventusit, Dani Alves

Legjenda e futbollit argjentinas ka reaguar ashpër ndaj mbrojtësit të Juventusit, Dani Alves

Diego Maradona, nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Dani Alves, se argjentinasi ishte një mashtrues dhe nuk mund të krahasohet me Lionel Messin.

Maradona e ka quajtur Alvesin idiot dhe një futbollist të dështuar.

“Dani Alves është një idiot”, ka theksuar Maradona për TyC Sports.

“Cafu dhe Maicon kanë qenë mbrojtës të vërtetë të krahut të djathtë, ndërsa ky bën 28 harkime brenda një ndeshjeje dhe vetëm katër prej tyre dalin të jenë të sakta”.

“Ai flet kështu pasi që luan në një pozitë ku nuk luhet futboll”, ka vazhduar ai.

“Lojtarët si Alves e prekin topin vetëm tri-katër herë brenda ndeshjes dhe shkaktojnë tetë faulla”.

“Nuk dua të vazhdoj të flas për këtë idiot më”, ka përfunduar Maradona.