Legjenda e futbollit botëror, Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni për mpiksjen e gjakut në tru, të martën në mbrëmje në Buenos Aires, ka konfirmuar mjeku i legjendës së Argjentinës.

Maradona ishte shtruar në spital që nga e hëna në mbrëmje, megjithëse gjendja e 60-vjeçarit ishte duke u përmirësuar, ka thënë mjeku i tij personal të martën, shkruan Sky Sports.

Operacioni pritej të fillonte rreth orës 8 të kohës lokale për të adresuar gjendjen, e cila është një grumbull gjaku, i shkaktuar shpesh nga një dëmtim në kokë, që mund të ushtrojë presion në tru.

“Ne do të operojmë sot. Ai është i kthjellët, ai e kupton, ai pajtohet me ndërhyrjen”, tha mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque.

Maradona, i cili ka fituar Kupën e Botës me Argjentinën në 1986 dhe konsiderohet gjerësisht se është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave./21Media