Trajneri i Gimnasia y Esgrima La Plata, Diego Maradona, është liruar mbrëmë nga spitali pas një operacioni të suksesshëm në tru.

Maradona ka qenë duke u rikuperuar në spital që nga operacioni “rutinë” në kokë, për shkaqe të pagjakësisë dhe dehidratimit javën e kaluar.

Së fundmi ai është parë nga gazetarët në Argjentinë duke dalë nga spitali se ku po rikuperohej dhe spekulohet se tani është duke qëndruar me familjen e tij.