Mariah Carey ka gati albumin e ri
21 Gusht 2020
Këngëtarja e njohur amerikane Mariah Carey, ka njoftuar se shumë shpejt do të publikohet albumi i saj më i ri i titulluar “The Rarities”.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, 50-vjeçarja tha se albumi pritet të publikohet më 2 tetor.
“Kjo është për ju, adhuruesit e mi. Është për të festuar së bashku dhe për t’ju falënderuar për gjithë këto vite me dashuri dhe mbështetje të pastër. Unë jam shumë mirënjohës për ju”, shkroi ajo.
Kënga e parë e këtij albumi e titulliar “Save the day”, vjen në bashkëpunim me Lauryn Hill dhe është publikuar sot versioni audio në YouTube.