Ata u shpëtuan mbrëmë

Ata u shpëtuan mbrëmë

Marina e Maltës njoftoi sot se mbrëmë i shpëtuan 216 emigrantë, të cilët ndodheshin në kushte të vështira në dy anije në Mesdhe. Ata u pritën sot në mëngjes në Valeta, ditë që përkon edhe me nisjen e procesit të votimit për zgjedhjet evropiane. Grupi i parë u shpëtua të premten në mbrëmje, pas thirrjes për ndihmë pasi anija nisi të mbushej me ujë.

Në mbrëmje, Malta mori një tjetër thirrje për ndihmë në det, anija e patrullimit e cila po lundronte drejt Valetës me emigrantët e grupit të parë u kthye mbrapsht për t’i ardhur në ndihmë grupit të dytë. Sipas marinës, gra shtatzëna dhe të mitur të pa shoqëruar regjistrohen në mesin e emigrantëve të shpëtuar.

Shtet i vogël me 450 mijë banorë i cili ndodhet në jug të Siçilisë, Malta gjatë viteve të fundit ia ka lënë detyrën e vështirë Italisë për të marrë përgjegjësinë e shpëtimit dhe pritjes së emigrantëve që nisen nga Libia me shpresën për të arritur në Evropë.