Mariza flet për jetën e saj

Mariza flet për jetën e saj

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi është shumë e pëlqyer nga publiku për muzikën e saj dhe stilin e veçantë që ka ditur ta ruajë ndër vite.

Dy janë fragmentet më të komentuara në jetën e këngëtares, zëri i saj i hollë dhe përse vazhdon të qëndrojë beqare.

Këngëtarja së fundmi ka deklaruar se i pëlqen martesa, por beson se ende nuk ka ardhur momenti.

“Jo, më pëlqen. Absolutisht që më pëlqen martesa, më pëlqen edhe familja, më pëlqen që nesër pasneser të kem fëmijët e mi, por thjesht besoj që nuk ka ardhur akoma momenti”, tha Mariza./oranews