Aktorët më të paguar sipas Forbes

Aktorët më të paguar sipas Forbes

Mark Wahlberg është aktori  më i paguar deri më tani këtë vit. Këtë e bëri të ditur revista Forbes përmes një liste të cilën e publikoi ditë më parë.

Aktori 46 vjeçar, Wahlberg, u vlerësua në krye të saj me fitim të $68 milionë këtë vit, e këtë falë fitimit nga filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Transformers: The Last Knight”.

Reperi i bërë aktor, Wollberg, në këtë garë ia zuri vendin aktorit Dwayne “The Rock” Johnson, i cili kësaj radhe radhitet në vend të dytë me fitim të $65 milionë.

Revista Forbes, për vlerësimin për këto pozita e ka bërë bazuar në fitimet nga filmat, para pagimit të taksave, nga televizionet dhe reklamat.

Forbes javën e kaluar ka shpallur fituesen e Oskarit, Emma Stone, aktoren më të paguar të vitit, me fitim të 26 milionë dollarëve amerikan, shkruan rtv21.tv

Sipas kësaj reviste, vlerësimi i përfitimeve të aktorëve u bë filluar nga qershori i vitit të kaluar, deri në qershor të këtij viti. Dhe dallimi në fitime është i madh sa I përket aktorëve dhe aktoreve. Kjo do të thotë se meshkujt kanë fituar afro tri here më shumë se femrat.

Ylli i filmit “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, i cili ka vite që është në mesin e pesë aktorëve më të paguar, këtë vit nuk ia doli as në top njëzetëshe, bën të ditur Forbes. Depp tani për tani është duke u marrë me një çështje gjyqësore, me ish menaxherët e tij të biznesit, të cilët e kanë detajuar atë, siç e përshkruajnë si person që ka zakon të shpenzojë shumë.

Dhjetorin e kaluar, para lansimit të filmit “Pirates of the Caribbean; Dead Men Tell No Tales,” revista Forbes ka vlerësuar Depp si aktorin më të paguar, e këtë për të dytin vit radhazi.

Në anën tjetër, yjet e mëdhenj të Bollivudit, Shah Rukh Khan, Salman Khan e Akshay Kumar përmbyllin top dhjetëshen e listës së Forbes për aktorët më të paguar të vitit. Shah Rukh Khan ka fituar $38 milionë, Salman Khan ($37 milionë) e Akshay Kumar ($35.5 millionë)./21Media