Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete.

Rasti kishte ndodhur në mbrëmjën e së shtunës në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre meshkuj dy shtetas Maroken dhe një kosovar, të cilët ishin rrahur në mes vete”, ka konfirmuar policia.

Lidhur me rastin në stacionin policor janë shoqëruar edhe tre kosovarë, sipas policisë dy kishin marrë lëndime trupore, ndërsa njërit iu ka dëmtuar automjeti.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media