Marrëdhëniet Kosovë-Izrael kanë qenë historikisht të fuqishme

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi.

Osmani këtë e ka thënë pak para ceremonisë së finalizimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, ka thënë Osmani.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike do të mbahet sot me fillim nga ora 14:30./21Media

Back to top button