Shtëpia e Bardhë publikon foto nga takimi Thaçi-Vuçiq

Shtëpia e Bardhë publikon foto nga takimi Thaçi-Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje janë takuar në Shtëpinë e Bardhë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) të SHBA-së, në Twitter, ka publikuar një fotografi ku përveç Thaçit e Vuçiqit, shihen edhe ambasadori Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien.

“Dje, Këshilltari për Siguri Kombëtare, O’Brien dhe Richard Grenell kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Marrëdhëniet Serbi-Kosovë kanë një rëndësi të madhe për administratën e Trump”, ka shkruar NSC-ja në Twitter./21Media